Duda Balje mahnit me dukjen ndërsa shijon eksperiencën e re si prezantuese

E njohim si deputete në Kuvendin e Kosovës, por Duda Balje ka tash e sa ditë që ka nisur një rrugëtim të ri.

Ajo ka marr rolin e prezantueses në emisionin “Extra Time”, që transmetohet çdo ditë në 23:15 në T7.

E ndërsa josh vazhdimisht me dukjen e saj në kuvend, të njëjtën gjë, Duda po bën edhe me dukjen e saj të përnatshme në emision.

Foto: Duda Balje/Instagram

Në fotografitë që ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, Balje i ka mahnitur fansat me paraqitjen nga emisioni në emision.

Duke eksperimentuar thuajse çdo natë me dukjen, Duda ka arritur që të shndërrohet në një ndër figurat më atraktive të ekranit për momentin.

Foto: Duda Balje/Instagram

Në këtë rrugëtim njëmujor ajo nuk është e vetme, pasi në këtë emision, shoqërohet nga bashkë-prezantuesi i saj, analisti i njohur, Rron Gjinovci.