Rusia e mbyll pjesën e parë në epërsi ndaj Finlandës

Ka përfunduar pjesa e parë mes Kombëtares së Finlandës dhe Kombëtares së Rusisë.

Dy skuadrat janë duke zhvilluar lojë të bukur, në përpjekje për të gjetur golin, por ishte vetëm Rusia që shënoi.

Në fakt, Finlanda realizoi përmes Pohjanpalo në minutën e katërt, mirëpo pastaj u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Goli i anuluar: VIDEO

Ndërkohë, Rusia ka pasur me shumë raste, derisa Finlanda provoi përmes kundërzbritjeve.

Falë aksioneve të bukura, Aleksey Miranchuk arriti të gjejë golin duke shënuar në mënyrë fenomenale (45+2).

Goli i Miranchuk: VIDEO

Kësisoj, epilogu i pjesës së parë: Finlandë 0 – 1 Rusi.