Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në pikën e kalimit kufitar në Merdare, sot ka hasur në dy raste të personave që dyshohet se kanë paraqitur dokumente të falsifikuara.
Të dy rastet kanë ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm, ku janë hasur dy të dyshuar kosovarë me inicialet G.T. dhe P.B.
I dyshuari G.T., viti i lindjes 2000, mashkull kosovar, dyshohet se ka të falsifikuar lejen e qëndrimit të lëshuar nga një shtet i BE-së. Për rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij, rasti iniciohet si ‘falsifikim dokumenti’ dhe vazhdohet në procedurë të rregullt.
I dyshuari P.B., viti i lindjes 1988, mashkull kosovar, dyshohet se ka të falsifikuar lejen e qëndrimit të lëshuar nga një shtet i BE-së. Për rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij, rasti iniciohet si ‘falsifikim dokumenti’ dhe vazhdohet në procedurë të rregullt.