Kryediplomati kroat, Gordan Grlic Radman ka kërkuar sot që nga pesë shtetet e BE-së që ende s’e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë.
Ai ka thënë se njohja nga pesë vendet e BE-së do ta stabilizonte Kosovën dhe rajonin.
Sipas tij, janë tri gjëra thelbësore për stabilitetin e rajonit: respektimi i integritetit territorial të shteteve, barazia kushtetuese e boshnjakëve, serbëve dhe kroatëve në Bosnje e Hercegovinë dhe vendosja e besimit të ndërsjellë pas luftërave të viteve 1990.
Këto komente ai i bëri gjatë një konferencë ndërkombëtare e cila po mbahet në Bratisllavë.
Ndryshe, Qipro, Greqia, Rumania, Spanja dhe Sllovakia janë pesë vendet e BE-së të cilat s’e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.