Bebe provokoi duke u fotografuar nga prapa.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha, këto ditë po i shijon pushimet bashkë me të dashurin Keyan Safyari.
Edhe pse nuk ka treguar se cili është destinacioni i saj, Bebe kohë pas kohe ndan fotografi nga vendi ku po qëndron.
Në fotot e fundit, këngëtarja u shfaq e veshur me një fustan të ngjitur pas trupit, i cili ia theksonte të pasmet e bujshme asaj.
Artistja provokoi duke u fotografuar nga prapa, teksa ishte bërë gati për të darkuar bashkë me Keyanin.
Më pastaj, Bebe u shfaq pranë të dashurit në vendin ku kishin zgjedhur të darkonin.
“I dashuri im”, shkruan këngëtarja sipër fotos, ndërsa tregoi se është shumë e lumtur me partnerin e saj.