Bebe u shfaq me kostum të “Dolce & Gabbana”.
Bebe Rexha shumë herë ka dalë hapur në përkrahje të komunitetit LGBTI, teksa nuk ka munguar as me performanca në eventet e organizuara për ta.
Së fundi, artistja ka publikuar disa fotografi në rrjete sociale, përmes së cilave feston për muajin që i dedikohet komunitetit “LGBTI”, e që njihet si “muaji i krenarisë”.
Ajo u shfaq e veshur me një kostum shumëngjyrësh, që përfaqëson ngjyrat e tyre dhe se ishte dizejnuar nga marka e njohur “Dolce & Gabbana”.
Kujtojmë se Bebe Rexha së fundi po shijon pushimet bashkë me të dashurin Keyan Safyari dhe disa nga miqtë e tyre të përbashkët.