Këngëtarja nga Shqipëria, Ronela Hajati, është në përgatitje të këngës së katërt nga albumi i ri “Rron”.
Këtë herë, ajo po vjen në një bashkëpunim dhe së fundmi zbuloi se ka bashkuar forcat me reperin Vig Poppa në projektin “Alo”.
Derisa ndan një imazh nga prapaskenat e klipit, artistja tregon se lansohet këtë të diel (20 qershor).
“20 qershor – do të lansohet kënga e katër nga albumi Rron. Vig Poppa shumë kënaqësi të punosh me ty. Cekic Beatz besoj që bëmë një punë të mirë”, ka shkruar ajo duke etiketuar bashkëpunëtorët që qëndrojnë prapa këtij projekti.
Ajo po ashtu njofton se videoklipi është realizuar nga produksioni i njohur “Max Production”.
“Aventura”, “Shumë i mirë” dhe “Prologue” – janë tri këngët e mëparshme të Hajatit – publikimi i të cilave filloi nga 15 mars.
Rikthimi i Ronelës u prit shumë mirë dhe këngët kanë grumbulluar miliona klikime në YouTube.