Partia Socialdemokrate ka paralajmëruar një aksion që do ta mbajë sot në ora 19:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Përmes një komunikate për media PSD nuk ka bërë të ditur nëse aksioni ka të bëjë me takimin e sotëm Kurti-Vuçiq sot në Bruksel.
“Sot me datën 15 qershor(e martë) duke filluar nga ora 19:00, Partia Socialdemokrate do të mbajë aktivitetin në sheshin “Zahir Pajaziti”, thuhet në komunikatë.