Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një letërkëmbimi ia ka vazhduar mandatin EULEX-it, të cilit më 14 qershor i kishte kaluar mandati.
Në letërkëmbimin zyrtar, të publikuar nga demokracia, specifikohen detajet e marrëveshjes së re.
Zgjatja e mandatit të EULEX-it është bërë pa kërkim të miratimit nga Kuvendi i Kosovës.