Gwen Stefani dhe Blake Shelton së fundmi kanë ngjallur spekulime të shumta.
Çifti janë fotografuar të shtunën, derisa Stefani u pa me një unazë gjigante të diamantit, shkruan Daily Mail
Kjo bëri që në rrjet të qarkullojë menjëherë lajmi se dyshja mund të jenë martuar, por në një ceremoni private.
Në postimin e 51-vjeçares pati shumë komente nga fansat, të cilët thonin se artistja është martuar.
Ndërkohë, në imazhet e publikuara nga The Post shihet se ajo me të vërtetë ka një unazë më të madhe, derisa shëtiste me Shelton dhe djalin e tyre Apollo.
Palët përndryshe janë parë duke kaluar kohë në Oklahoma javën e kaluar, teksa shpërndanë edhe fotografi për ndjekësit e tyre.