Nëse i kushtoni vëmendje linjës së trupit, do ta adhuroni këtë ëmbëlsirë
Përbërësit e nevojshëm për 3 vakte:
– 3 banane të ngrira;
– 1 grusht mjedra të ngrira;
– 1 grusht manaferra të ngrira;
– 2 lugë të vogla kakao.
Nga këta përbërës mund t’i bëni tri shije akulloreje.
Përgatitja:
Pritni 3 banane, një banane dhe mjedrat miksoni në blender. Pastaj qitni në tepsi dhe zbukuroni me mjedra.
Për vaktin e dytë miksoni në blender bananet dhe manaferrat, ndërkaq vaktin e tretë do ta përgatitni duke përzier bananen dhe kakao dhe duke i miksuar në blender dhe në fund i qitni në tepsi dhe i zbukuroni me çokollatën për zierje, të grirë në blender.
Në video shikoni gjithë procedurën e përgatitjes.