Aktorja Rebel Wilson thotë se kurrë nuk është ndjerë më mirë pasi ndoqi një rutinë të qëndrueshme gjatë udhëtimit të saj për humbjen e peshës.
Komediania 41 vjeçare ka folur për ‘Shape’ për ‘vitin e saj të shëndetit’ dhe tha se ishte ecja e rregullt, jo stërvitje të mëdha, ajo që e ndihmoi të humbiste 30 kilogramë.
Ajo zbuloi se ‘ecja e vazhdueshme’ ishte në të vërtetë një komponent kryesor për humbjen në peshë dhe e ndihmoi atë të hiqte ‘yndyrën e panevojshme trupore’.
“Unë kurrë nuk e mendova këtë”, tha ajo për transformimin.
“Unë po afrohesha në të 40-at dhe po mendoja të ngrija vezët, dhe ekspertët më thanë se sa më e shëndetshme të isha aq më mirë mund të shkojë procesi”.
Rebel shton se ndonjëherë pendohet se përse nuk i kushtoi rëndësi shëndetit më herët.
“Thjesht nuk ishte primare”, tha ajo.
Duke qenë se u fokusua tejet shumë në ‘vitin e saj të shëndetshëm’, Rebel përfundimisht arriti peshën e saj të synuar prej 74 kilogramëve deri në fund të vitit 2020.