Partia Socialdemokrate e Kosovës ka mbajtur një aksion tek Kisha Ortodokse në Kampusin e UP-së.
Aty përveç aktivistëve të tjerë, pjesëmarrës ishte edhe kryetari i Partisë, Dardan Molliqaj.
Në derën e oborrit të Kishës është vendosur mbishkrimi “Simboli i shovinizmit bëhet faltore. Bekoi: Albin Kurti”.
Para aksionit të PSD-së, aty kishte një mbishkrim tjetër që s’dihet se kush e kishte vendosur “Jezusi i urren serbët”.
Aksioni i PSD-së aty është përcjellë nga një numër i madh i policëve.