Përleshje në Postën e Kosovës, intervenon policia

Një përleshje mes zyrtarëve të Postës së Kosovës ka ndodhur gjatë ditës së sotme.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një mosmarrëveshje në ndërtesën e Postës së Kosovës në Prishtinë. Lidhur me këtë ngjarje, janë duke u intervistuar palët e përfshira dhe në koordinim me prokurorin e shtetit do të ndërmerren veprimet e nevojshme policore”, ka thënë Ahmeti.

Në medie është raportuar se në përleshje është përfshirë edhe kryeshefi i Postës së Kosovës, Rafet Jashari, por këto informacione nuk janë konfirmuar ende.

Policia nuk ka dhënë detaje për arsyen e mosmarrëveshjes që ka ndodhur brenda objektit të Postës.