Pas triumfit në festivalin “Kënga Magjike”, Alban Ramosaj paralajmëron diçka të re

Ai vetëm pak ditë më parë triumfoi në festivalin “Kënga Magjike 2021”.

Fjala është për këngëtarin Alban Ramosaj, i cili sivjet rrëmbeu vendin e parë me projektin “Thikat e mia”.

Derisa po shijon këtë sukses, ai është duke kaluar një kohë të mirë joproduktive në Turqi.

Kjo është bërë e ditur nëpërmjet disa postimeve që ka publikuar në rrjete sociale – disa nga momentet më të lumtura.

“Netët në Stamboll. Gëzuar për atë që po vjen”, ka shkruar ai.

Ramosaj la të nënkuptohej se është në përgatitje të diçkaje të re që duket se ka të bëjë me ndonjë këngë.

“Thikat e mia” përndryshe u prit shumë mirë nga publiku dhe tashmë ka grumbulluar mbi katër milionë klikime.