Kim Kardashian ka filluar të flas hapur për divorcin e saj nga Kanye West.
Gjatë finales së serive të së enjtes në “Keeping Up With the Kardashians”, themeluesja e ‘Skims’ u hap më tej dhe zbuloi momentin kur e dinte se dëshironte t’i jepte fund gjërave me West, 44 vjeçar.
Ne episod, 40 vjeçarja ishte ulur pranë të ëmës Kris Jenner duke biseduar për martesën dhe tha se ‘kurrë nuk kishte menduar se ishte e vetmuar’.
“Unë gjithmonë kam menduar, kjo është krejtësisht në rregull. Unë thjesht mund të kem fëmijët e mi, dhe burri im të zhvendoset nga një shtet në tjetrin dhe unë jam në udhëtim me të. Dhe unë isha në rregull me këtë”, tha Kardashian për West i cili shpesh ndante kohën midis Kalifornisë dhe Wyoming.
“Pasi mbusha 40 vjet këtë vit, e kuptova”, vazhdoi ajo. “Unë nuk dua një partner që jeton në një shtet tjetër. Mendova, ‘kjo është e mërzitshme për mua dhe nuk e dua’”.
Jenner, 65 vjeçe, tha se dëshiron që ta shohë vajzën e saj ‘të lumtur’.
“Unë nuk e kam parë atë për një kohë të gjatë”.
“Unë dua dikë që, kemi të njëjtat shfaqje të përbashkëta. Unë dua dikë që dëshiron të punojë me mua”, shpjegoi më tej Kim.
Ylli e pranoi se dëshiron të ketë kohën e saj dhe të punojë drejt qëllimeve e gjërave të mëdha.