Janë arrestuar dy persona në Ferizaj me dyshimin se kanë kryer veprën “lëndim i lehtë trupor”.
Nga drejtoria e Policisë në Ferizaj kanë treguar se i arrestuari është F.H 27-vjeçar dhe A.H 33-vjeçar.
“Stacioni policor në Ferizaj, në bazë të disa informacioneve të pranuara , ka arritur të arrestojë dy persona nga Ferizaj , në bazë të urdhëresave të Gjykatës Themelore të Prizrenit, me dënim burgimi, me nga 7 muaj : F.H ( M/SH/K), 27 vjeçar dhe A.H ( M/SH/K) 33 vjeçar. Që të dy ishin të kërkuar për të njëjtën vepër penale, në bashkëkryerje ’’Lëndim i lehtë trupor”’ “, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
Pas kompletimit të dokumentacionit, të njëjtit dërgohen në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk ju kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës .