Rukiqi merr zotim nga Oda Ekonomike Greke për njohjen e Kosovës nga Greqia

“Oda Ekonomike Greke zotohet se do të lobojë për njohjen e Kosovës nga Greqia”, kështu thotë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

Ai ka njoftuar se ka pritur në takim kryetarin e Unionit të Odave Ekonomike të Greqisë, Constantinos Michalos.

“Kjo është vizita më e lartë e një delegacioni ekonomik nga vendet e Bashkimit Evropian dhe kjo tregon për peshën që Greqia i jep sot raporteve ekonomike me Kosovën, e besoj që shumë shpejtë edhe do të kulminojnë edhe në raporte më të avancuara politike me njohjen nga ky vend i rëndësishëm i Bashkimit Evropian.

Z. Michalos u zotua edhe për pjesën politike, qysh ka lobuar për marrëveshjen e Prespës, të njëjtën ta bëjë edhe për pjesën që lidhet me njohjen e Kosovës nga ana e Greqisë“, shkroi Rukiqi.