Dy elementet kryesore të urdhrit nga Biden që kanë të bëjnë me Kosovën e Serbinë

U.S. President Joe Biden signs executive orders in the Oval Office of the White House in Washington, after his inauguration as the 46th President of the United States, U.S., January 20, 2021. REUTERS/Tom Brenner

Ish-deputeti i LDK-së, Besnik Bislimi ka folur për urdhrin e djeshëm të presidentit amerikan, Joe Biden për sanksione për këdo që cënon sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Me anë të një postimi në Facebook, Bislimi ka nxjerrë dy pikat kryesore të këtij urdhri, e që njëri sipas tij ka të bëj me dialogun Kosovë –Serbi.

“E dyta flet direkt për dialogun Kosovë – Serbi (sepse nuk ka tjetër marreveshje në Ballkanin Perëndimor për “njohje të ndersjellë”) dhe marrëveshjen finale gjithëpërfshirëse dhe legalisht të obligueshme në mes dy vendeve për të cilën pikërisht Biden më parë është shprehur se duhet të jetë e fokusuar në njohje të ndërsjellë! Pra, kjo pikë në këtë Urdhër Ekzekutiv është një paralajmërim shumë serioz për secilin akter në procesin e dialogut që mendon se mund t’i bishtrojë përgjegjësisë për marrëveshjen e bazuar në njohje të ndersjellë!”, ka shkruar Bislimi.

Postimi i plotë:

Janë dy elemente shumë me rëndësi për ne në lidhje me lajmin e Urdhërit Ekzekutiv të Presidentit Biden të nënshkruar sot më 8 qershor, për bllokim pasurie e ndalim hyrje në SHBA për persona që destabilizojnë Ballkanin Perëndimor:

Çfarëdo veprimi nga kushdo që cënon “integritetn territorial të vendeve apo shteteve” në Ballkanin Perëndimor përbënë shkak për t’u privuar nga e drejta e hyrjes në SHBA dhe arsyeje për bllokim pasurie në SHBA; dhe

Çfarëdo veprimi nga kushdo që cënon “marrëveshjen për njohje të ndërsjellë” apo në origjinal “mutual recognition agreement” sikur edhe marrëveshjet tjera paraprake si ajo e Dejtonit, Prespës, apo vendimet e Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, përbënë shkak për t’u privuar nga e drejta e hyrjes në SHBA dhe arsyeje për bllokim pasurie në SHBA!

Këto dy pika duhet lexuar përtej kuptimit të tyre bukfal:

— E para përcakton kjartë pozicionin e Administratës Biden kundër riorganizimit territorial të shteteve në Ballkanin Perëndimor, që nënkupton mosperkrahjen për ndryshim kufijsh në rajon. Vendosja e kësaj pike në këtë Urdhër Ekzekutiv (që ripërtrinë dhe zgjeron Urdhërin Ekzekutiv paraprak të vitit 2001), një ditë para se Biden të udhëtojë në Evropë dhe pak ditë para takimit me Presidentin e Rusisë, Putin, i jep goditje paraprake diplomatike pikërisht Rusisë dhe angazhimit të saj të bujshëm për shpërbërjen e Bosnjes përmes Republika Srpska dhe Serbisë! Roli i Rusisë në Ballkan mund të rritet efektivisht vetëm përmes serbëve! Në kuadër të gjeopolitikes ruse hynë edhe Kosova, dhe përkrahja e parezervë e Rusisë për Serbinë karshi Kosovës. Mosndryshimi i kufijeve nënkupton edhe mosndryshimin e kufijëve të Kosovës, pra faktin që shtetësia e Kosovës nuk vije në diskutim në përplasjet e mëdha gjeopolitike perëndim-lindje!

— E dyta flet direkt për dialogun Kosovë – Serbi (sepse nuk ka tjetër marreveshje në Ballkanin Perëndimor për “njohje të ndersjellë”) dhe marrëveshjen finale gjithëpërfshirëse dhe legalisht të obligueshme në mes dy vendeve për të cilën pikërisht Biden më parë është shprehur se duhet të jetë e fokusuar në njohje të ndërsjellë! Pra, kjo pikë në këtë Urdhër Ekzekutiv është një paralajmërim shumë serioz për secilin akter në procesin e dialogut që mendon se mund t’i bishtrojë përgjegjësisë për marrëveshjen e bazuar në njohje të ndersjellë!.