Këpucët e rehatisë së pandemisë COVID-19 kanë marrë një kthesë të rrezikshme.
Marka luksoze e modës Balenciaga zbuloi vizionin e saj për gjënë tjetër të madhe në modën post-pandemike: sandalet Crocs në formë takash.
Projektimet më të fundit nga Demna Gvasalia debutuan së fundmi si pjesë e koleksionit pranveror të Balenciaga 2022, por nuk ka ende asnjë fjalë se sa do të kushtojnë ato.
“Prezantimi i sezonit Pranverë 2022 të Balenciaga-s shqyrton shqisat tona të zhvendosura të realitetit përmes lenteve të teknologjisë. Ne e shohim botën tonë përmes një filtri – të përsosur, të lëmuar dhe të fotoshopuar”, tha Balenciaga në një përshkrim të koleksionit.
Ky është bashkëpunimit i dytë midis dy markave. Herën e fundit që Balenciaga dhe Crocs u bashkuan, sollën në treg sandalet me platformë dhe pavarësisht zhurmës, për ironi të fatit u shitën para se të mbërrinin në dyqane.