Propozimi i sotëm i drekës!
Nëse e gatuani në këtë mënyrë, bifteku do të jetë aq i butë sa gjalpi.
Përbërësit:
– 500 g mish viçi;
– 2 qepë;
– 2 thelpinj hudhre,
– 1 lugë gjelle miell,
– kripë dhe piper.
Përgatitja:
Shtypni biftekët, pastaj kalojini ato nëpër miell dhe skuqni në një tigan në vaj për pak kohë.
Hiqeni nga tigani dhe kaurdisni qepën e prerë në rriska.
Shtoni një lugë miell, pak ujë dhe rrotullojeni biftekun, shtoni edhe pak ujë dhe mbulojeni të ziejë.
Ju bëftë mirë!