Nëse dikush mund ta bëjë një kapelë kauboj të ndritur të duket si aksesori numër një i pranverës / verës, është Dua Lipa.
Në një seri fotografish të reja të shpërndara në Instagram, Dua duket sikur po jeton jetën e saj më të mirë.
Ajo shfaqet e qetë pranë pishinës me rroba banja ngjyrë rozë, duke kaluar një kohë cilësore me qen dhe duke shijuar një ushqim seriozisht të shijshëm.
Postimi, me mbishkrimin “raporti javor”, tregon Duan duke pozuar deri në bel në një pishinë me duart anash, e veshur me bikini në formë trekëndëshi ngjyrë rozë të theksuar dhe një kapelë kaubojse në ngjyrë të kaltër.
Ajo gjithashtu ndau një foto nga afër të kapelës së mahnitshme.
Me pak fjalë, i gjithë ky kombinim i shkon më së miri bukuroshes shqiptare, edhe pse i veçantë e kërkon shumë guxim.