Mbretëresha Elizabeth fton Princ Harryn për drekë

Mbretëresha Elizabeth e ka ftuar nipin e saj, Princ Harry për drekë.

Kështu raportojnë burimet e ‘Daily Mail’.

Ky do të jetë takimi i parë privat mes Mbretëreshës dhe Princ Harry.

“Kjo drekë u jep atyre mundësinë për të diskutuar çështje të caktuara” tha një person i afërt i tyre.

Takimi mes tyre do të zhvillohet në muajin korrik.

Princ Harry është në Mbretërinë e Bashkuar për të zbuluar statujën e nënës së tij, Princeshës Diana.