Majk dhe Ledri zbulojnë datën e lansimit të “Marr”

Majk dhe Ledri po sjellin bashkëpunimin e tyre.

Ledri dhe Majk njihen si një ndër reperët më të dashur të publikut shqiptar.

Ata kanë tashmë disa karrierë dhe shumë projekte muzikore të cilat kanë arritur suksese të ndryshme. Talenti i tyre i padiskutueshëm bën që ata të dëgjohen tejet shumë me çdo lansim muzikor.

Reperët kanë publikuar së fundi datën e lansimit të duetit të tyre muzikor përmes postimeve në Instagram.

Bashkëpunimi muzikor vjen me 9 qershor në orën 17:00 dhe titullohet “Marr”.

“9 Qershor / ora 17 : 00 / Majk X Ledri Vula – MARR”, shkruan Ledri në mbishkrimin e fotografisë së fundit.