Sonte ishte puntata finale e emisionit “Në Kurthin e Piter Pan”. I ftuari special ishte këngëtari Alban Skënderaj, i cili gjatë intervistës me fëmijët e programit zbuloi se çfarë nuk i pëlqen Miriamit te ai.
Këngëtari tregoi se ndonjëherë kur ka njerëz hutohet dhe bën gjeste që të shoqes nuk i pëlqejnë aspak.
“Unë kur jemi me njerëz hutohem, s’jam i vëmendshëm, kruaj kokën ose mjekrën. Miriami më bën gjeste tërë kohës, ajo mendon se po m’i bën fshehurazi por në fakt e shohin të gjithë. Prandaj unë i them “Miriam ça ke, ma thuaj se po të shikojnë të gjithë”, u shpreh Albani.