Ka nisur festivali i muzikës elektronike në Shqipëri, Unum Festival.
Ky është edicioni i dytë i këtij festivali i cili po mbahet në plazhin e bukur të Ranës së Hedhun në Shëngjin të Shqipërisë.
Një superatmosfer me super artist.
Muzika që po i shoqëron pjesëmarrësit nuk do të ndalet për 24 orë, ndërsa pritet të performojnë dj me renome ndërkombëtare.
Bëhet fjalë për Sven Vath, Ben Klock, Ricardo Villalobos, Matheë Jonson, Raresh, Priku, Sonja Moonear, etj. do të jenë vetëm disa prej artistëve me famë botërore që do të performojnë mes pishave e në plazhin e Ranës së Hedhun.
Më poshtë ju sjellim pamje nga atmosfera që po mbretëron përgjatë këtij festivali: