Artisti i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, ka sjell në versionin ‘remake’ hitin e tij të dikurshëm “Kush të ndau prej meje”.
Kënga, e cila mori vëmendje tejet të madhe në versionin origjinal, erdhi e tillë dhe me një interpretim të mahnitshëm nga këngëtari.
Projekti është lansuar në kanalin e ‘Eurolindi&Etc’ në YouTube, ndërsa videoja i është besuar produksionit ‘Maximus’.
Kënga për pak orë mblodhi mijëra klikime e po ashtu mori reagime të shumta nga publiku në pjesën e komenteve.
Përkundër vitesh, Kasapi po vazhdon të jetë aktiv dhe mjaft i angazhuar më projekte muzikore.
Ai gjithashtu me lehtësimin e masave ka filluar të jetë prezent edhe në mbrëmje e ahengje të ndryshme muzikore.