Emisari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka folur për takimin që ka pasur në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Lajçak me anë të një postimi në Twitter ka thënë se në takim është folur për takimin e radhës në kuadër të dialogut.
Diskutimit me Vuçiqin, ai i është referuar si “i thellë”.
“Në diskutime të thella me presidentin e Serbisë për takimin e radhës në kuadër të dialogut dhe çështje tjera”, ka shkruar ai.