Ajo ka qenë e zënë me ushtrimet në palestër, pasi dëshiron të jetë gati për stinën e verës.
Dhe Kylie Jenner assesi nuk i lë anash edhe postimet nga përditshmëria, të cilët janë nga më të ndryshmet, shkruan Daily Mail.
23-vjeçarja së fundmi ka zgjedhur që në pozat e saj të jetë edhe shoqja e ngushtë, Stassie Karanikolaou.
Dyshja u panë të veshura me plot stil, derisa merrnin lëvizje provokuese para kamerës.
Çka mori më shumë vëmendje ishte trupi i Kylie, teksa kjo e fundit zgjodhi të ekspozojë gjoksin.
Flokët dhe makijazhi i bukurosheve ishin në nivel, ndërsa kishin përdorur nuanca më të errëta.
Ndërkohë, shoqëria mes tyre është dukshëm e paprekur, pasi gjatë gjithë kohës ato shihen së bashku.