Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka marrë ditën sotme dozën e dytë të vaksinës “AstraZeneca” kundër COVID-19, në Institutin Francis Creek, në Londër.
Lajmin e ka bërë publik Downing Street.
Ndër të tjera shtohej se Johnson e mori dozën në 19 mars dhe më pas u bëri thirrje bashkëqytetarëve të tij, që të bënin të njëjtën gjë.
Kryeministri 56-vjeçar, u shtrua në spital vitin e kaluar në një Njësi të Kujdesit Intensiv dhe kishte nevojë për ndihmë në frymëmarrje, pasi komplikacionet e covid e çuan atë në gjendje të rëndë.