Jennie Garth realizoi fustanin e maturës së vajzës së saj

Jennie Garth zbuloi në Instagram të mërkurën se ajo bëri fustanin e vajzës së saj Lola, duke postuar foto të ëmbla të 18-vjeçares me miqtë përpara natës së madhe.

“Kur vajza ime tha ‘Unë dua të bëj fustanin tim të maturës’ ajo me të vërtetë donte të thoshte ‘Mami dua që ti të bësh fustanin tim të maturës’”, filloi shkrimin e saj aktorja, duke bërë shaka, “Qepja nuk është gjëja ime !! Por disi ja dola!”.

Garth, i bëri Lolas një fustan klasik të zi pa rrip me një të çarë deri në kofshë, të cilin adoleshentja e shoqëroi me taka të zeza dhe një gjerdan Vivienne Westwood.

Foto: Instagram

“Puna është, ajo mund të më kërkonte që t’i blija një fustan të zbukuruar, por donte që të ishte i bërë vetë. Ajo e donte atë. Unë nuk e di, thjesht më bën krenare. Dhe kjo e bëri atë aq krenare që ishte në gjendje të thoshte ‘mamaja ime më bëri fustanin’”, vazhdoi ylli.

“Ajo dukej bukur, u ndje e bukur … misioni u krye”, përfundoi aktorja.

Foto: Instagram