Tayna dhe Azet duket se kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.
Dyshja, të cilët pëlqehen mjaft shumë për zhanrin e tyre, sonte në mesnatë sjellin këngën e re
Këtë e ka bërë të ditur vet artistja përmes një postimi të ndarë në llogarinë e saj zyrtare, Instagram.
“Nesër 23:59”, ka shkruar ajo duke etiketuar reperin e njohur.
Edhe Azet në anën tjetër ka publikuar disa fotografi nga prapaskenat e videoklipit të ri.
“Shihemi nesër në ora 23:59”, shton ai.
Projekti besohet se do të mirëpritet edhe nga publiku e fansat e dyshes – që janë të shumtë në numër.
Ky është bashkëpunimi i parë i artistëve shqiptarë teksa do shndërrohet në një nga hitet e verës.