Real Madrid telefonoi Mourinhon para se të punësonte Ancelottin

Real Madrid ka kontaktuar trajnerin Jose Mourinho një javë para se të Zinedine Zidane të largohet nga skuadra.

Por, tekniku portugez zgjodhi Romën, andaj refuzoi Realin dhe pastaj u punësua Carlo Ancelotti.

Pas shkarkimit nga Tottenham, Mourinho iu bashkua Romas në muajin maj.

Sipas Telegraph, klubi spanjoll kontaktoi Mourinhon një javë para se të largohej Ancelottit, por pavarësisht që e vlerësoi ofertën, e refuzoi në mënyrë që të respektojë projektin e Romës, me të cilët kishte nënshkruar kontratë trevjeçare.

Rikthimi i Ancelottit u kompletua shumë shpejtë

Real vendosi ta rikthejë një ish trajner, Carlo Ancelotti, i cili ka fituar Ligën e Kampionëve në vitin 2014.

Tekniku italian ishte në krye te Evertonit, mirëpo shkaku i lidhjeve të mira të dy skuadrave, madrilenët nuk paguan asnjë çmim për Ancelottin.

Ndërkohë, Ancelotti pritet të bëjë një lloj revolucioni dhe këtë e konfirmoi dje në konferencë për shtyp.