Kim Kardashian, Cristiano Ronaldo dhe yje të tjerë, që sollën në jetë fëmijët e tyre, përmes nënave surrogate

Pavarësisht nëse ka të bëjë me probleme të lindshmërisë ose arsye të tjera, shumë çifte vendosin të krijojnë një familje përmes nënës zëvendësuese.

Nëse për disa prej nesh mund të tingëllojë e pazakontë, shumë nga personazhet e njohur zgjedhin të sjellin në jetë një fëmijë, përmes nënës surrogate.

Bright Side liston disa prej tyre:

Ricky Martin-Në vitin 2008, këngëtari dhe partneri i tij u bënë prindër për herë të parë, falë zëvendësimit. Binjakët që kanë lindur në atë kohë, Matteo dhe Valentino, tani janë 13 vjeç. Por nuk u ndal këtu, pasi të dy Ricky Martin dhe burri i tij, Jwan Yosef, dëshironin të kishin një familje të madhe. Kështu që, në vitin 2018, erdhi në jetë Lucia, dhe një vit më vonë, ata u bekuan me një fëmijë të katërt, të quajtur Renn, të lindur me të njëjtën metodë.

 

Nicole Kidman-Aktorja dhe burri i saj, Keith Urban, e mirëpritën vajzën e tyre më të vogël, Faith, të lindur në 2011, përmes një nëne zëvendësuese. 3 vjet më parë, Nicole lindi Sunday Rose. Ajo është gjithashtu nënë e një djali dhe një vajze, që ka me ish-partnerin e saj, Tom Cruise.

Kim Kardashian- Lindi në mënyrë natyrale 2 fëmijët e saj më të mëdhenj. Sidoqoftë, për shkak të problemeve shëndetësore që vunë në rrezik shtatzënitë e mundshme në të ardhmen, ajo dhe ish-partneri i saj, Kanye West, vendosën të kërkojnë nënat zëvendësuese që mund t’i ndihmojnë ata të arrijnë qëllimin e tyre për të pasur një familje të madhe.

Kështu lindën 2 fëmijët e tyre më të vegjël.

Elton John-Në moshën 64-vjeçare, këngëtari përmbushi ëndrrën e tij për t’u bërë baba me ardhjen e fëmijës së tij të parë, Zachary. 2 vjet më vonë, ai e mirëpriti Elijan. Elton dhe burri i tij ishin në gjendje të krijonin familjen e tyre të bukur, falë një nëne zëvendësuese.

Cristiano Ronaldo-Futbollisti i njohur është baba i 4 fëmijëve, 3 prej të cilëve kanë lindur përmes një procesi të shtatzënisë surrogate, ku erdhi në jetë djali i madh, dhe më pas binjakët, Mateo dhe Eva. Sot, me partneren aktuale, ai mirëpriti në familje Alana Martinan.

Sarah Jessica Parker-Aktorja u bë nënë për herë të parë në moshën 37 vjeç kur lindi djalin e saj, James. Më vonë, kur nuk ishte në gjendje ta bënte këtë, ajo dhe burri i saj, Matthew Broderick, zgjodhën një zëvendësuese. Kështu lindën binjakët, Tabitha dhe Marion.

Jimmy Fallon-Aktori dhe komediani, Jimmy Fallon, është baba i 2 vajzave, të dyja të lindura përmes zëvendësimit. Ai dhe gruaja e tij u desh të kalonin nëpër një rrugë mjaft të vështirë drejt prindërimit. Gjatë një interviste të kryer nga revista Today, Fallon pranoi se çifti “provoi një mori gjërash”. Pastaj, kur asnjë prej këtyre nuk funksionoi, ata më në fund vendosën të kërkonin një zëvendësuese për të krijuar familjen e tyre.