Kim Kardashian ka shënuar një moment historik në rrjetet sociale.
Ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, 40 vjeçe, të mërkurën bëri një postim në Instagram ku feston me disa imazhe atraktive 225 milionë ndjekësit.
“225 milionë, ju dua përjetë”, ka shkruar ajo.
Kim u shfaq në formë të mahnitshme me një palë bikini të thjeshta, në të cilat ka vënë në pah linjat e bujshme.
Disa prej ndjekësve dërguan ‘emoji’ të ndryshme teksa kishte shumë edhe prej atyre që e uruan për këtë arritje.
Ajo ndërkohë ka qenë mjaft e zëshme në rrjetet sociale kohëve të fundit duke sqaruar disa nga skandalet për të cilat përflitej.
Ditë më parë, nëna e katër fëmijëve bëri një postim në Twitter ku sqaron se është infektuar me coronavirus por mohon ta ketë marrë në udhëtimin e ditëlindjes.
“Nuk është e vërtetë. Askush nuk është infektuar me COVID-19 nga udhëtimi”, tha ajo. “Saint ishte i pari që kontraktoi virusin në familjen tonë dhe ai e mori në shkollë, nga një tjetër nxënës që rezultoi pozitiv i pari. Më pas unë rezultova pozitive dhe e mora nga ai pasi po kujdesesha për të”.
Ajo shtoi se të gjithë fëmijët e saj ishin të prekur me coronavirus. Ish-bashkëshorti i saj, reperi Kanye West, po ashtu në pandemi ishte infektuar me COVID-19.