Jeniffer Lopez dhe Ben Affleck të pandashëm, nisin planifikimin e një të ardhme së bashku

Romanca e rindezur e Ben Affleck dhe Jennifer Lopez vazhdon të nxehet.

Të martën, aktori 48-vjeçar u pa në Los Angelos, ndërsa Lopez u fotografua në të njëjtën ditë duke arritur në lagjen e Benit në Brentwood mes marrëdhënies së tyre të përsëritur.

Ndërsa, JLo ishte fshehur pas timonit, aktori i Gone Girl u pa i veshur rastësisht me një veshje krejt të zezë dhe një xhaketë lëkure.

Dyshes së njohur  i është shtuar dashuria jithnjë e më shumë gjatë javëve të fundit, mes raporteve që ata mund të ‘shohin një të ardhme së bashku’.

Affleck më vonë u pa duke lënë djalin e tij nëntë vjeçar Samuel – të cilin ai e ndan me ish-gruan Jennifer Garner – në një klasë noti aty pranë.

Ai i shtoi dukjes atlete të bardhë në kontrast dhe përdori një palë syze dielli. Në përputhje me rregulloret aktuale të Kalifornisë, ai u sigurua të vinte një maskë fytyre pasi të dilte nga makina e tij.

Ndërkohë, JLo është kryesisht e vendosur në Miami me binjakët e saj 13-vjeçarë Max dhe Emme, fëmijët e Affleck – Samuel, Seraphina, 12 dhe Violet, 15 – banojnë me nënën e tyre Jennifer Garner.

Dhe sipas People, Lopez udhëtoi në Los Angelos këtë fundjavë për biznes, por edhe për të qenë me Affleck ndërsa ai kalon kohë me familjen e tij.

“Ata do të vazhdojnë të udhëtojnë para dhe prapa midis Los Angeles dhe Miami,” i tha një person i brendshëm medias. “Ata janë shumë të lumtur së bashku”.

48 vjeçari i Good Will Hunting dhe fitues i Oskarit në Argo, ylli i popit dhe aktorja, 51 vjeç, thuhet se ‘ngadalë kanë filluar të flasin për të ardhmen’..

Burimi i shpjegoi People: “Kjo nuk është një marrëdhënie rastësore. Ata po e marrin seriozisht dhe duan që ajo të jetë afatgjatë”.

Dyshja ishte vendosur të martohej në shtator 2003 por e ndërpren martesën në minutën e fundit.

Por pasi Jen u nda me të fejuarin Alex Rodriguez muajin e kaluar pas katër vitesh së bashku, ajo u ribashkua me Affleck.