Një roje që po punonte një një depo të madhe në Mitrovicë është gjetur pa shenja jete.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore për të sqaruar rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti, kurse trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet që kanë çuar deri tek vdekja e tij, por që nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se shpejtë do të publikojnë një njoftim për media lidhur me rastin.