Fejohet djali i këngëtares Gili

Ditën e sotme (e enjte) është fejuar djali i këngëtares Gili dhe kompozitorit Ilir Berani.

Lajmi është bërë i ditur nga vet artistja përmes një postimi që ka shpërndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

Ylli i estradës shqiptare ka publikuar një fotografi të çiftit të ri dhe uron më të mirat në bazë të fjalëve që ka përzgjedhur.

 

“Urime fejesa. Gjithmonë bashkë e të lumtur qofshit”, kanë qenë fjalët e Fevzie Konushevcit – Beranit.

Urimet nuk kanë munguar as në pjesën e komenteve nga miqtë dhe ndjekësit që mban 55 vjeçarja.

 

Gili përndryshe është e martuar prej shumë vitesh dhe është nënë e dy djemve: Robertit dhe Redonit.