Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 12 raste të reja me COVID-19.
Gjatë kësaj kohe në kuadër të IKSHPK-së ka kryer gjithsej 2 mijë e 676 testime.
Në raportin e fundit poashtu u theksua se janë 182 pacientë të cilët janë shëruar nga ky virus.
IKSHP ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 2 mijë e 955 qytetarë, ndërsa nga fillimi i vaksinimit deri tani janë 72 mijë e 637 persona të vaksinuar me vaksinën antiCOVID.
Tani për tani në vend janë 2 mijë e 652 raste aktive me koronavirus.