Michele Morrone pozoi pa këmishë bashkë me Simone.
Aktori i “365 Days”, Michele Morrone është bërë temë e diskutimit pas fotos në përqafim të aktorit Simone Suninna dhe mori reagime të shumta.
Ylli i dramës erotike-romantike “365 Days”, Michelle Morrone ka habitur të gjithë duke u shfaqur krah Simone.
Teksa po përgatitet për vazhdimin e “365 Days”, Morrone ndau me ndjekësit një selfie me një mesazh të koduar.
Në foton ku shihet në përqafim të Simone, aktori shkroi “Unë jam një gënjeshtar”, teksa etiketoi Simonen.
Fotografia ka nxitur thashetheme nga ana e ndjekësve, të cilët pyesnin nëse aktori është homoseksual.
Modeli dhe aktori 30-vjeçar portretizoi rolin e Massimo Torricelli në “365 Days” më 2020, ndërsa aktualisht është duke xhiruar për vazhdimin e tij.