Rihanna iu rikthehet paraqitjeve të ‘nxehta’ me të brendshme

Rihanna joshi ndjekësit me fotot e fundit.

Rihanna është goxha aktive në rrjete sociale, në të cilat rrëmben vëmendje të madhe me secilën paraqitje që bën.

Këngëtarja ka ndarë me miliona ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi, në të cilat shfaqet atraktive e veshur me të brendshme me ngjyrë të verdhë.

Ajo dukej në formë shumë të mirë, teksa shfaqi fizikun në fotografitë e reja. “Po mendoja 3 minuta se çfarë mbishkrimi t’iu vendosja.

 

Nuk kam çfarë të them”, shkruan artistja. Ylli i muzikës pop ka kohë që ka paralajmëruar një album të ri, por duket se vlerëson që nuk është koha e duhur për publikimin e tij.

Në anën tjetër, Rihanna po e shijon lidhjen e dashurisë me reperin Asap Rocky, me të cilin së fundi e bënë publike këtë romancë.