Thursday, November 14, 2024
Home INFO QKUK kërkon nga qytetarët të respektojnë terminët në ambulanca specialistike

QKUK kërkon nga qytetarët të respektojnë terminët në ambulanca specialistike

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë terminët në ambulancat specialistike.

“Përkundër thirrjeve të vazhdueshme për respektim e terminëve të caktuara për kontrolle mjekësore në ambulanca specialistike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, një  numër i madh i pacientëve është drejtuar sërish në ambulanca, pa termine paraprake, duke mbingarkuar  hapësirat e këtyre ambulancave specialistike”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se QKUK kërkon, sërish, nga të gjithë qytetarët të ju përmbahen orareve dhe terminëve të caktuara për kontrolle në ambulancat specialistike dhe të mos grumbullohen përnjëherë në mëngjes për të marrë shërbimet specialistike. Paraqitja në ambulancat specialistike të bëhet, sipas orareve të përcaktuara më herët.

“SHSKUK ka angazhuar staf shtesë shëndetësor dhe administrativ për të mbuluar të gjitha kërkesat, prandaj asnjë qytetar nuk do të privohet nga e drejta për të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore-ambulantore”, thuhet në njoftim.