Dukuritë më negative në shoqëri, paraqiten përmes promos së “It’s my love”.
Emisioni “It’s my love” po kalon limitet përmes asaj se çfarë i servohet publikut me materialet e tyre.
Krahas videove e fotografive të shumta që kanë qarkulluar në rrjete sociale nga autori i këtij emisioni, tani veprime të ngjashme i shohim edhe në program.
Në promon e radhës të “It’s my love”, teksa prezantohen konkurrentët e rinj, serviren pamje degjeneruese.
Njëra nga konkurrentet i ulet në prehër konkurrentit të ri, teksa fillon ta zhvesh dhe e prek, ndërsa po e ndihmonte Kika me të njëjtat veprime.
Më pastaj, vajza në fjalë ulet në prehrin e konkurrentit tjetër dhe fillon të bëjë “twerk”, ndërsa ai i mban duart në të pasmet e saj.
Nga e gjithë kjo situatë, me buzëqeshje në fytyrë shihej autori i emisionit, i cili për publikun po përgatiste material që nuk duhet të shfaqet në televizion kurrsesi.
Në një moment, kur njëri nga konkurrentët gjysmë i zhveshur fillon të bëjë pompa, Kika i afrohet duke bërë shaka dhe tenton të ulet mbi të.
Derisa audienca në televizion është e moshave të ndryshme, paraqitja e dukurive të tilla para publikut, sidomos fëmijëve, do duhej të mos lejohej në asnjë mënyrë.
Në anën tjetër, derisa një material i tillë si ky i “It’s my love” paraqitet para fëmijëve, ata nuk kanë mundësi të shohin një program edukativo-arsimor, i cili do ishte në të mirë të tyre, sidomos në kohën kur rastet e ngacmimeve seksuale dhe bulizmit janë bërë dukuri shqetësuese në shoqërinë tonë.