Flamuri i Kosovës ngritet për herë të parë në mision paqësor të FSK-së në Kuvajt

Sot është ngritur për herë të parë flamuri i Kosovës në misionin paqësor të FSK-së në Kuvajt.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi në Facebook.

“Flamuri i Republikës së Kosovës për herë të parë ngritet në misionin paqësor të FSK-së në Kuvajt, si anëtar i koalicionit në Forcën e Përbashkët Operacionale për Detyrë  (Inherent Resolve).

Kosova është e përkushtuar për paqe dhe siguri në mbarë botën. FSK-ja falënderon Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gardën Kombëtare të IOWA-s për dislokimin e përbashkët”, thuhet në njoftim.