Ajo është njëra prej modeleve shqiptare që tërheq vëmendje të madhe sa herë që publikon imazhe në rrjete sociale.
Bëhet fjalë për Erjona Sulejmanin – e cila për publikun është bërë më e njohur që pas martesës me futbollistin Blerim Xhemaili.
Ndonëse dyshja janë ndarë shumë vite më parë, ajo duket se tanimë ka një partner të ri në jetë.
Këtë e ka lënë të nënkuptohet përmes disa fotografive e videove të fundit që kanë qarkulluar në llogarinë e saj zyrtare, Instagram – ku numëron 292 mijë ndjekës.
Alessandro Basciano – është emri i djalit që ia ka rrëmbyer zemrën Erjonës, i cili njëherësh është një model e sipërmarrës i njohur në Itali.
Të njëjtit shfaqen në disa momente të lumtura përkrah njëri-tjetrit, në bazë të asaj që kanë sjell deri më tani.
Modelja nga martesa me ish-lojtarin e Bolognas ka edhe një djalë të quajtur, Luan.