Në QKUK, klinikat COVID, dhe në spitalet e përgjithshme, po trajtohen 158 pacientë.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se nga ta, 65 janë të konfirmuar me COVID-19, 5 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 102 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
Raporti i plotë i ShSKUK:
Në QKUK janë të shtrirë 101 pacientë:
4 pacientë janë në gjendje të rënduar
32 janë të konfirmuar me Sars Cov-2
69 janë me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:
Klinika Infektive, 28 pacientë, 4 janë në gjendje të rëndë
Klinika e Pulmologjisë, 73 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 57 pacientë:
33 të konfirmuar pozitivë
33 me oksigjeno-terapi.
1 në gjendje të rëndë
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 5 pacientë
Spitali i Gjakovës, 10 pacientë
Spitali i Pejës, 18 pacientë
Spitali i Gjilanit, 11 pacientë
Spitali i Ferizajt, 3 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 5 pacientë.