Reperit amerikan, Akon, i ka ndodhur e papritura.
Derisa ishte në një pompë derivatesh duke dashur ta mbush rezervuarin, mbeti pa veturën e tij të shtrenjtë.
Ai ishte në anën e pasagjerit dhe para se ta shihte hajdutin, ai u hodh nga ana tjetër e veturës duke u larguar me veturë.
“Makina juaj mund të vidhet brenda një sekonde, prandaj ju lutem mos i lëni çelësat në veturë. Për fat të mirë Akon nuk ishte lënduar, por kjo ishte një situatë e tmerrshme”: tha zëdhënësi i policisë se Atlantës.
Akon, emri i vërtetë i të cilit është Aliaume Damala Badara Akon Thiam, u burgos për 4 vite në fillim të viteve 2000 pasi kishte vjedhur makina luksoze.