Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Mattheë Palmer ka arritur sot në Kosovë.
Palmer i cili mban edhe pozitën e emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor ka arritur mëngjesin e sotëm në Prishtinë, ndërsa është pritur nga ambasadori i Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.
Palmer takimet zyrtarë në Prishtinë do të nis me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Takimi Palmer-Osmani do të zhvillohet nga ora 15:25.
Vjosa Osmani është edhe nikoqirja e parë edhe për të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak, i cili në Aeroportin e Prishtinës pritet të arrijë në ora 14:15.
Takimi në mes Lajçak dhe presidentes Osmani do të nis në ora 15:55.
Miroslav Lajçak përpos Osmanit sot pritet të takojë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si dhe të parën e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla Schwarz.
Takimi në mes Kurtit dhe Lajçak do të fillojë në ora 16:30.
Lajçak dhe Palmer pritet që të zhvillojnë një takim e më pas të martën të deklarohen para mediave lidhur me zhvillimet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Duhet përkujtuar që dialogu Prishtinë-Beograd pritet të rifillojë në javën e dytë të qershorit.