Britania do të mbështes procesin e prokurimit publik në fushën e arsimit

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott së bashku me ministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, kanë nënshkruar një marrëveshje për t’iu bashkuar përpjekjeve mes Britanisë së Madhe dhe Kosovës për përmirësimin e proceseve të prokurimit publik në fushën e arsimit.

Sipas Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë, në epokën e digjitalizimit, prokurimi i mirë-planifikuar, efikas, transparent dhe i drejtë është jetik për cilësinë dhe përvojën e arsimit, si për nxënësit ashtu edhe për mësuesit.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është njëra nga tri target ministritë që do të mbështetet nga projekti ynë i financuar nga #CSF për Forcimin e prokurimit publik në Kosovë, krahas Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, thuhet në postimin e ambasadës.