Sergio Aguero është në Barcelonë ku pritet të përfundojë testimet mjekësore.
Sergio Aguero është duke qëndruar në qytetin e Barcelonës ku në orën 9:00 ka dalë nga hoteli i tij dhe sipas “El Chiringuito”, sulmuesi argjentinas pritet të përfundojë testet mjekësore sot.
Në fakt, Aguero thuhet se po shkon për një vizitë tek Dr. Ramon Cugat, i cili i kishte operuar gjurin një vit më herët, për të bërë një kontroll para se të kryejë testet mjekësore tek Barcelona.
Argjentinasi do të transferohet si lojtarë i ri tek Barcelona.